Zyrtare: Besim Muzaqi dhe Fjolla Ujkani kandidatë për deputetë nga Vushtrria

Lëvizja Vetëvendosje qendra në Vushtrri ka zyrtarizuar dy kandidaturat nga kjo komunë për deputetë në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Këtë e ka bërë të ditur qendra e Lëvizjes në Vushtrri përmes një njoftimi.

Dy emrat e përzgjedhur janë Fjolla Ujkani dhe Besim Muzaqi.

Ujkani ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës në mandatin që shkoi, kurse Besim Muzaqi mban pozitën e nënkryetarit në komunën e Vushtrrisë.

Ky është njoftimi i plotë;

Sot u mbajt Mbledhja Zgjedhore e Këshillit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri, në të cilën u votuan kandidatët për t’u futur në listën për deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kandidatët e përzgjedhur nga Këshilli i Qendrës së LVV-së në Vushtrri janë:

Fjolla Ujkani dhe Besim Muzaqi.