Zyrtare: Dejan Vukicevic nuk është më trajner i Feronikelit

Kampioni në fuqi, Feronikeli, ka njoftuar se kanë ndërprerë bashkëpunimin me kryetrajnerin e skuadrës, Dejan Vukicevic.

Pas një bisede të trajnerit dhe Presidentit të klubit, Naser Ramaj, klubi nga Drenasi ka njoftuar se palët janë dakorduar që të ndëpritet bashkëpunimi.

Njoftimi i KF Feronikelit:

“Trajneri, Dejan Vukicevic dhe FC Feronikeli kanë ndërprerë bashkëpunimin.

Pas një bisede të trajnerit, Vukicevic dhe Presidentit të klubit, Naser Ramaj, që të dy janë dakorduar që të ndërpritet bashkëpunimi, që do të thotë se Vukicevic nuk do të jetë më trajner i FC Feronikelit.

Është e dukshme që klubi po kalon në një fazë jo të mirë dhe se ndryshimet ishin të nevojshme, prandaj edhe erdhi deri te kjo ndërprerje e bashkëpunimit.

Sidoqoftë, FC Feronikeli falënderon trajnerin, Dejan Vukicevic, për punën dhe profesionalizmin e treguar deri në ditën e tij të fundit si trajner i klubit. FC Feronikeli do të njoftojë me kohë për pasuesin e trajnerit, Vukicevic”./gazetametro.net

SHPËRNDAJE