ZYRTARE: Ibra nënshkuran me këtë skuadër

Zlatan Ibrahimovic, përfundimisht do t”i takojë futbollit amerikan.

Ai do të vesh fanellën e LA Galaxy edhe në sezonin e ri në kampionatin amerikan të futbollit.

Skuadra e LA Galaxy, ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë të re me sulmuesin Zlatan Ibrahimovic, i cili do të jetë pjesë e MLS edhe për sezonin tjetër.

“Ne jemi shumë të kënaqur që kemi nënshkruar një kontratë të re me Zlatan Ibrahimovic, dhe ai do të jetë me ne edhe në sezonin 2019’, thuhet në njoftimin e skuadrës amerikane.

Për Ibrahimovic ky do të jetë sezoni i dytë në MLS. Në sezonin e parë, 37 vjeçari arriti të shënonte 22 gola dhe të regjistronte 10 asistime në 27 paraqitje.

Ibrahimovic, së bashku me Messin dhe Ronaldon janë lojtarët e vetëm aktiv që kanë arritur të shënojnë 500 gola në karrierë.

SHPËRNDAJE