Zyrtare: Ja kur iu dalin paratë e Trustit atyre që kanë aplikuar nga dita e parë deri më dje

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka njoftuar sot se të gjitha aplikimet që janë kryer prej datës 11 deri më 17 dhjetor, ekzekutimi i pagesës së 10 për qind nga Trusit, siç edhe është njoftuar gjatë aplikimit, pritet të bëhet më 23 dhjetor 2020.

Kujtojmë se në dy ditët e para për tërheqjen e 10% të kontributeve janë bërë mbi 270 mijë aplikime.

Sipas FKPK-së, 5 mijë e 779 persona do të marrin nga kursimet deri në 10 euro.

33 mijë e 361 aplikues do të marrin nga 11 deri në 50 euro nga Trusti.

32 mijë e 614 persona do të tërheqin nga 51 deri në 100 euro.

44 mijë e 315 persona do të marrin nga 101 deri në 200 euro.

63 mijë e 964 persona do të marrin nga 201 deri në 500 euro.

51 mijë e 760 persona do të marrin nga 501 deri në 1 mijë euro.

29 mijë e 10 persona do të marrin nga 1 mijë e 1 deri në 2 mijë euro.

6 mijë e 925 persona do të marrin nga 2 mijë e 1 deri në 4 mijë euro.

Ndërsa 1 mijë e 318 persona do të marrin mbi 4 mijë euro nga kursimet e tyre në Trust.

Në bazë të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, qytetarët do të kenë mundësi që të tërheqin vetëm 10 për qind të shumës së siguruar për kursime pensionale, që kanë fituar gjatë kohës sa kanë punuar, por edhe në bazë të vlerës së pagës që marrin.

Aplikimi online do të zgjasë katër muaj.

Të gjithë të punësuarit në Kosovë paguajnë 10 për qind kontribute pensionale nga paga e tyre: pesë për qind të shumës së përgjithshme të pagës e paguan punëdhënësi nga buxheti i tij, kurse pesë për qind paguhet nga paga e punëtorit.