ZYRTARE: Konfirmon Barcelona se 222 milionë euro janë paguar nga avokatët (Foto)

Neymar tani edhe zyrtarisht është bërë futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Klubi spanjoll i Barcelonës sot konfirmoi se avokatët e Neymar kanë paguar klauzolën prej 222 milionë eurove.

Tani braziliani do të veshë fanelën e klubit francez të Paris Saint-Germain.

Transferi i sulmuesit theu rekordin si transferi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, që mbahej nga Paul Pogba. /Periskopi/Veriu.info/

SHPËRNDAJE