Zyrtare: Ky do të jetë kapiteni i Kosovës për duelin ndaj Anglisë

Edhe pse është rikthyer të luajë nga minuta e parë, Valon Berisha nuk do të jetë kapiten i kombëtares së Kosovës.

Kapiteni i sotëm i kombëtares së Kosovës do të jetë Amir Rrahmani.

Kjo është ndeshja e katërt e Rrahmanit si kapiten i kombëtares sonë. Vlen të theksohet se mbrojtësi nga Prishtina, Amir Rrahmani sot do të barazojë Samir Ujkanin, pasi kjo do të jetë paraqitja e 25’të e tij me fanellën e Kosovës, gjë kjo e cila është rekord pas pranimit në UEFA dhe FIFA.

/GazetaBlic/

SHPËRNDAJE