Zyrtare: Ky është vendimi i plotë i PZAP-së për moscertifikimin e kandidatëve për deputet

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa sapo ka bërë publik vendimin në lidhje me ankesën e subjekteve politike për moscertifikimin e kandidatëve për deputetë, shkruan Gazeta Blic.

PZAP ka marrë vendim që kandidatët të mos zëvendësohen me kandiatë të tjerë.

Ditë më parë KQZ-ja nuk certifikoi disa prej kandidatëve për deputetë  të cilët kanë probleme me ligjin.

Pas këtij vendimi nëntë subjekte politike dërguan ankesë në PZAP, ndër to edhe LVV-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate.