Zyrtare: Maqedoni-Kosovë luhet në Shkup

Gjysmëmfinalja e Grupit D, mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut tashmë është vendosur që zyrtarisht të luhet në Maqedoni.

Ndjeshja do të zhvillohet më 26 mars dhe në rast të fitores Kosova, më 31 mars, në finale do ta përballet si mysafire me fituesin e ndeshjes tjetër gjysmëfinale Gjeorgji– Bjellorusi.

Ndeshja gjysmëfinale e Ligës D të Ligës së Kombeve mes Maqedonisë Veriore dhe Kosovës është vendosur të zhvillohet në stadiumin ‘Toshe Proeski Arena’ në Shkup.

Maqedoni – Kosova dhe Gjeorgji – Bjellorusi, janë takimet në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve dhe fituesit e këtyre dueleve, përballen në finale ku edhe do të mësohet se cila skuadër siguron pjesëmarrjen në Euro 2020./gazetametro.net

SHPËRNDAJE