Zyrtare: Nesër në ora 11:00 mbahet seanca për votimin e Qeverisë Hoti

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca për votimin e Qeverisë “Hoti” të mbahet të mërkurën me 3 qershor në orën 11:00.

Këtë e ka konfirmuar Shefi i grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi .

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot me pikën e vetme të rendit të ditës kërkesën e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme.

Pas marrjes së aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetues, Lidhja Demokratike e Kosovës ka deponuar kërkesën me nënshkrime të deputetëve për thirrjen e seancës për të mërkurën në orën 11:00.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE