Zyrtare nga KQZ: Vetëvendosje doli partia e parë në Mitrovicë në zgjedhjet e 6 tetorit

Tashmë kanë kaluar saktësisht 1 muaj që kur janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, shkruan gazeta online veriu.info.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një konferencë për media ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjet të 6 tetorit, me këtë rast edhe ka publikuar këto rezultate në faqen zyrtare të saj.

Nga rezultatet e publikuara shihet saktësisht numri i deputetëve për secilën parti e po ashtu edhe numri i votave për secilin deputet, por edhe numri i votave të partive për seciëln komunë.

Nga rezultatet e publikuara sipas komunave shihet se në komunën e Mitrovicës partia e parë ka dalë Lëvizja Vetëvendosje me 11340 vota e pasuar nga PDK me 11320 vota.

Se Vetëvendosja është partia e parë edhe në këtë komunë, pas numërimit të votave të diasporës dhe atyre me kusht, kishtë raportuar kohë më parë edhe veriu.info.

Në bazë të rezultateve të publikuara Vetëvendosje ka fituar 32 mandate në Kuvendin e Kosovës, pasuar nga LDK me 29 mandate, PDK 25 dhe 14 AAK, kurse 20 mandate ju takojnë minoriteteve.

Pas publikimeve shihet se NISMA nuk ka arritur ta kalojë pragun, dhe partitë kanë afat 24 orë për ankesa në PZAP.

Ketu i gjeni rezultatet per secilen komune./veriu.info/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE