Zyrtare: Njëri nga basketbollistët kryesor largohet nga KB Prishtina

Njëri nga basketbollistët kryesor në sezonin e kalur dhe këtë sezon, Divine Myles, është laguar nga KB Sigal Prishtina.

Basketbollisti amerikan do ta vazhdoj karrierën në Superligën e Francës, që vlerësohet si një nga kampionatet më të forta në Europë.

23 vjeçari ka nënshkruar me skuadrën e Chorale Roanne. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit francez.

Myles i cili ndihmoi Prishtinën që në sezonin e kaluar të shpallen kampion, duke u vlerësuar si njëri nga basketbollistët më të mirë.

Vlen të theksohet se Divine Myles në verën e vitit të kaluar u natyralizua nga Përfaqësuesja e Kosovës./gazetametro.net

SHPËRNDAJE