ZYRTARE: Real Madrid deklarohet për çështjen e Neymar-it

PARIS, FRANCE - 2017/09/17: Neymar Jr. during the French Ligue 1 soccer match between Paris Saint Germain (PSG) and Olympique Lyonnais (OL) at Parc des Princes. (Photo by Nicolas Briquet/SOPA Images/LightRocket via Getty Images)

Real Madridi ka hedhur poshtë thashethemet që janë bërë në Spanjë për një ofertë marramendëse për ta transferuar Neymarin nga Paris Saint-Germaini.

Super ylli brazilian është përfolur disa herë për një transferim të tij në Madrid që prej largimit nga Barcelona verën e kaluar

PSG-ja e transferoi Neymarin nga Barcelona për një çmim rekord botëror prej 222 milionë eurosh, mirëpo raportohet se braziliani ende nuk ka arritur të adoptohet në Paris.

Televizioni publik spanjoll TVE, ka raportuar të hënën se Madridi ka bërë një ofertë prej 310 milionë eurosh për ta rikthyer në LaLiga Neymarin.

Megjithatë, Real Madridi ka lëshuar një komunikatë duke mohuar kontaktet me PSG-në apo Neymarin.

“Duke pasur parasysh informacionet e lëshuara nga TVE për një ofertë të Real Madridit drejt PSG-së për lojtarin Neymar, Real Madridi thotë se ky informacion është i pavërtetë”, thotë komunikata.

“Real Madridi nuk ka bërë ndonjë ofertë për PSG-në apo lojtarin”.

SHPËRNDAJE