ZYRTARE: Ronaldo transferohet tek Juventus

Ronaldo ka kaluar tek Juventus. Kjo është lajmi zyrtar që ka hedhur faqja e Realit para pak minutave.

“Real Madrid C. F. njofton se, sipas vullnetit dhe kërkesës së shprehur nga lojtari Cristiano Ronaldo, ai ka rënë dakord të transferohet te Juventus F. C.

……………………………………………………………………………………………………………..
Moderatori ia fut duart live në transmetim, çmendet këngëtarja e njohur

……………………………………………………………………………………………………………..
Sot Real Madrid dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij për një lojtar që ka dëshmuar të jetë më i miri në botë dhe që ka shënuar një nga kohët më të shkëlqyera në historinë e klubit tonë dhe futbollit botëror.

Përtej titujve të fituar, në fushën e lojës gjatë këtyre 9 viteve, Cristiano Ronaldo ka qenë një shembull i përkushtimit, punës, përgjegjësisë, talentit dhe përmirësimit.

Ai gjithashtu është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madridit me 451 gola në 438 ndeshje. Gjithsej ka fituar 16 tituj, duke përfshirë 4 Kupat Evropiane, 3 prej tyre me radhë dhe 4 në 5 stinët e fundit. Në baza individuale, me fanellën e Real Madridit ai ka fituar 4 topat e artë.

Për Real Madridin Cristiano Ronaldo gjithmonë do të jetë një nga simbolet e tij më të mëdha dhe një referencë unike për gjeneratat e ardhshme.

Real Madridi do të jetë gjithmonë shtëpia juaj” shkruan faqja zyrtare e kampionit të Evropës /Gazeta Blic