Brahim Mehmetaj, kryetar i degës së AAK-së në Prishtinë dhe drejtor i Pronës në kryeqytet qenin e tij e ka pagëzuar me një emër jo fortë të zakontë.
Mehmetaj qenit të tij i ka vendosur emrin e Presidentit të ShBA-ve, Donald Trump.
Madje, për këtë ka shkruar edhe në Facebook.
“Ky është Trampi jem, tash i ka tre muaj e gjysë, 28 kg. Shumë i dashur dhe i menqur, besoj që edhe trim e i guximshëm do të bëhet”, ka shkruar Mehmetaj.
Kujtojmë që emri i Trump është përmendur t’i vëhet edhe diçkaje tjetër në Kosovë.
Kafshës shtëpiake jo, por Kryeministri Hoti që si duket nuk e kishte kuptuar shakanë e Richard Grenell për këtë propozim, vendosi të mirëprës që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni Trump./Gazeta Infokus/