Zyrtari i dorëhequr nga PDK, ‘rehatohet’ tek Ramush Haradinaj

Ish- asamblisti i PDK-së në Prizren, Alush Shala gjatë të premtes me anë të një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat e partisë.

Pas kësaj, Shala është parë në shoqërinë e kryeministrit Ramush Haradinaj, gjatë përvjetorit të partisë së këtij të fundit.

Shala dukshëm vërehet se ndihet rehat krahas Haradinajt, shkruan Indeksonline.

Në një bisedë për Indekosnline, Shala thotë se ka qenë i ftuar në përvjetorin e AAK-së qysh para 10 ditëve si mysafirë, derisa njëkohësisht mohon të këtë kaluar në partinë e Haradinajt.

“Po kam qenë i ftuar qysh para 10 ditëve në përvjetorin e AAK-së si mysafirë, u kam premtuar se do të marrë pjesë andaj edhe e kam mbajtur fjalën”, ka thënë ai në një bisedë për Indeksonline.

I njëjti, thotë se pas dorëheqjes ka marrë oferta thuajse nga të gjitha partitë politke.

“Po kam marrë oferta, thuajse nga të gjitha subjektet politike, porse ende nuk e kam vendosur. Ndoshta do të rri si i pavarur, ose ndoshta të kalojë tek ndonjë parti. Ende nuk e kam vendosur”, ka thënë tutje ai.