Zyrtari i lartë i Qeverisë thotë se kanë plane për kualitetin e ajrit

Avni Arifi nga kabineti i Kryeministrit të Kosovës thotë se Qeveria ka planifikuar disa projekte që do të kenë efekt pozitiv edhe në kualitetin e ajrit, por thotë se kjo gjë s’mund të bëhet sonte.

Projekti i koogjenerimit që do të kushtojë 24 milionë euro dhe që do ta mbulojë tërësisht Prishtinën, siç shkruan ai, do të ndryshojë shumëçka në mënyrën e të jetuarit, përfshirë edhe kualitetin e ajrit.

Postimi i Arifit në Facebook: (Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen ⤵⤵⤵)

– Ndarja e sivjetshme e €34 milion për ndërrimin e filterave të Kosovës B (74€ milion totali)

-Ndërtimi i Kosovës C me teknologjinë më te avancuar të kohës dhe

– Projekti i koogjenerimit me vlerë €24 milion (mbulohet krejt Prishtina ) i cili sivjet pritet të realizohet do të ndryshoj shumëçka në mënyrën e të jetuarit tonë duke përfshirë edhe kualitetin e ajrit.

Fatkeqësisht, kjo s’mund të ndodhë sonte.

SHPËRNDAJE