Zyrtari i lartë i VV lëshon akuza të rënda ndaj Adriatik Kelmendit

Zyrtari i partisë në pushtet, Adnan Rrustemi, ka lëshuar akuza në drejtim të udhëheqësit të Klan Kosovës, Adriatik Kelmendin, të cilin e ka lidh më PDK’në, AAK’në e NIISMA’n.

Rrustemi ka shkruar se Kelmendi po synon t’i lëkundë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të shkojnë kah pozicioni i Thaçit.

“Adriatik Kelmendi paska deklaruar mbrëmë që gjendja në Gjykatën Kushtetuese është 7 me 2 në favor të Thaçit. E qartë, ai synon që gjyqtarët që po lëkunden t’i shpiejë kah pozicioni i Thaçit. Adriatiku nuk është det me ujë të freskët por turbullirë me ujë të PAN-it. Prandaj iku nga KTV për të zëvendësuar në klan Batanin”, ka shkruar Rrustemi, në një reagim në FB.

Ndërkohë, sot, dy deputetë të VV’së lëshuan akuza në drejtim të Kohës Ditore se kjo gazetë po raporton sipas dëshirës së Kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli.

SHPËRNDAJE