Zyrtari i Nismës për ngritjen e aktakuzës ndaj Mimozës: Kush keshë veshë, thotë populli

Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Mevludin Krasniqi, ka komentuar ngritjen e aktakuzës ndaj deputetes Mimoza Kusari- Lila.

Krasniqi në “Facebook”, ka shkruar se Kusari-Lila s’ka lënë të zezë pa thënë për të gjithë, me vite u sjellë e ka fol me zë të lartë “herë si hetuese, herë si gjyqtare e shpesh herë si kryeprokurore”, duke i akuzuar, paragjykuar e fajësuar kundërshtarët politik, asnjëherë të vetme se ka pritur vendimin e drejtësisë.

Postimi i plotë:

#GËRVISHdheFITO, “kush kesh vesh” thotë populli!

Kjo ska lënë T’ZEZË pa thënë për të gjithë, me vite u sjellë e ka fol me zë të lartë “ herë si hetuese, herë si gjyqtare e shpesh herë si Kryeprokurore”, duke i akuzuar, paragjykuar e fajësuar kundërshtarët politik, asnjëherë të vetme se ka pritur vendimin e drejtësisë!

Sidoqoftë, drejtësia duhet të triumfoj për të gjithë, edhe për të!

SHPËRNDAJE