​Aksidentohet një motoçikletë në Prishtinë, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Rrustem Statovci” në kryeqytet.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ndërsa nga Policia bëhet e ditur se janë lënduar dy persona.

“Rreth orës 17:10 në rrugën ‘Rrustem Statovci’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, ka thënë Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.