​Kjo komunë prinë me pjesëmarrje në zgjedhje

Komuna e Kllokotit po vazhdon të prijë me daljen e votuesve sipas përqindjes. Në këtë komunë kanë votuar 41.93 përqind ose 1569 votues.

Pastaj është rivotimi në Partesh, ku me përqindje kanë dal 38.07 përqind ose 4.694 votues. E treta është komuna e Shtimës, ku me përqindje ka arritur në 29.78 përqind ose 7.850 votues.

Ndërsa, në Prishtinë kanë dal për të votuar 28.97 përqind e personave që kanë pas të drejt vote ose 54.571 persona.