Nga djegia e një shtëpie në Mitrovicë zjarri përfshinë edhe shkollën “Musa Hoti”

Rreth orës 15:00 një shtëpi është djegur në lagjen Bair të Mitrovicës, ku për pasojë zjarri ka kapluar edhe çatin e shkollës “Musa Hoti”.

Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, i cili k treguar se një shtëpi është djegur, por që fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

“Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar”, thotë Zahiti për Veriu.info.

Veriu.info ka kontaktuar edhe me drejtorin e shkollës “Musa Hoti”, Iset Beka”, i cili ka treguar se zjarr ka djegur një pjesë të çatisë së shkollës.

“Një pjesë e çatisë është djegur si pasojë e djegies së një shtëpie afër shkollës. Ne tash kemi dalë nga objekti i shkollës, për t’iu lënë hapësirë zjarrfikësve që ta shuajnë zjarrin”, ka thënë drejtori Iset Beka për Veriu.info.