Sërish bllok ndaj PDK’së? Takohen, Haradinaj, Kurti, Krasniqi e Pacolli

Rreth orës 10:00 në “Villa Germia” është mbajtur një takim mes liderit të AAK-së Ramush Haradinjat, liderit të AKR-së Behgjet Pacolli, kryetarit të Këshillit Nacional të Nisma-s Jakup Krasiniqit, lideri të Vetëvendosjes Visa Ymerit, Albin Kurtit dhe Shpend Ahmetiti.

Për këtë takim ka raportuar portali lajmi.net.

Në këtë mbledhje, thuhet se ka marrë pjesë edhe ish- ambasadori William Walker.

Nuk dihet se çfarë është biseduar në këtë takim, i cili ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por duke pasur parasysh që kanë ngelur vetëm edhe 48 orë deri te mundësia e zyrtarizimit të koalicioneve parazgjedhore, kjo me gjasë ka qenë tema e diskutimeve.