79 pacientë me koronavirus po trajtohen në këtë qytet, në gjendje të rëndë 8 prej tyre

Në Pejë po trajtohen 79 pacientë me koronavirus, 8 prej tyre në gjendje të rëndë.

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 79 pacientë me koronavirus, prej të cilëve 62 janë raste pozitive të konfirmuara, ndërsa 17 janë në pritje të rezultateve.

Në raportin e publikuar nga Spitali për të dhënat e fundit nga gjendja e pacientëve të hospitalizuar, bëhet e ditur se 21 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa 8 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Në njoftim bëhet e ditur se nga personeli shëndetësor janë të infektuar me koronavirus 5 mjekë, 6 infermierë dhe 1 bioinxhinier.

Ky është njoftimi i plotë:

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 79 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 62 të konfirmuar, dhe 17 në pritje të rezultateve. Nga pacientët e shtrirë 21 janë në Oksigjeno terapi, 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.

Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 6 Infermierë dhe 1 Bioinxhinjer janë të infektuar me Covid-19.

Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 570 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta 49 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Kanë qenë 15 lindje, 12 lindje kanë qenë normale dhe 3 me prerje cezariane.

Kanë lindur 15 foshnje, 10 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.

Gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 9 operacione.

Në ditët e vikendit 431 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,181 analiza.