A do të lejohet falja e Kurban Bajramit?! Deklarohen nga BIK-u

Virusi COVID 19 ka rënduar gjendjen në Kosovë. Numri rekord i djeshëm i të infektuarve ka bërë që Qeveria e Kosovës të paraqesë masa të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ndërsa janë ndaluar grumbullimet e njerëzve në organizime të ndryshme tashmë disa kohë prej kur ka filluar paraqitja e rasteve, një paraqitje më numër më të vogël njerëzisht pritet këtë të premte, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Bashkësia Islame e Kosovës dje ka dalë me vendimin për faljen e namazit mëngjesin e kësaj feste.

Kurse, sekretari i Përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu, për GazetaBlic ka dhënë detaje shtesë se si do të organizohet falja e Kurban Bajramit.

Sadriu tha se ka pasur dakordim mes institucioneve qeveritare dhe BIK-ut që të falet namazi i Bajramit, megjithatë ai shton se që nga fillimi i pandemisë, numri i xhematit është ulur dukshëm, prej çka pret që edhe këtë herë të ketë numër më të vogël njerëzish.

Ai thekson se do bëhet vetëm falja e Bajramit e jo namazi i sabahut.

“Nuk do të falet sabahu në xhami si rregullisht viteve të tjera, por do shkohet direkt prej orës 06:03 minuta, do të jetë falja e Kurban Bajramit, me numër të kufizuar, moshat cilat do të jenë, bazuar në rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik”.

“Këto janë rekomandimet të Institutit që i kemi marrë, bazuar në to kemi bërë edhe kërkesa. Qeveria po del me disa vendime dhe rekomandime, ne të gjitha i kemi të bazuara në ato rekomandime, do tu përmbahemi atyre rregullave. Kemi kërkuar nga xhemati që të respektohen ato. Edhe nga Qeveria janë dakord që të mos ndalet falja e namazit të Kurban Bajramit. Është takuar myftiu me ministrin e Shëndetësisë. Është njoftuar ministri për formën e organizimit dhe nuk ka pasur mosmarrëveshje mes palëve”.

“Mbi moshën 65 vjeçare të mos marrin pjesë dhe nën moshën 16 vjeçare, as ata me sëmundje kronike. Ne polici nuk jemi me dalë me i pengu ata por kemi bë këtë kërkesë dhe besoj se xhemati do ta respektojë këtë. Është realitet se xhemati nëpër xhami dhe namaze të tjera ka rënë në minimum krejt duke pasë parasysh situatën dhe duke repsektu rekomandimet që po dalin nga IKSHPK”.

“Nuk presim numër të madh. Kemi bë kërkesë, që mundësisht të mos përshëndetet me dorë dhe të mos urohet me dorë, mos me shku në vizita, krejt këto që të mos vihet te kontakti dhe infektimi me virus”, tha ai.

Dje, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se nuk mund ta ndalojë faljen e namazit të Bajramit por se paralajmëroi formë tjetër të kryerjes së këtij obligimi fetar.