A do të ndryshojnë masat antiCovid pas 18 prillit: Vjen njoftimi i fundit nga Qeveria

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka zhvilluar një takim me kryetarin e Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva.

Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi, në këtë takim është premtuar që hotelieria dhe gastronomia do të hapen më 18 prill.

“Nga ky takim u premtua se Hoteleria dhe Gastronomia do të hapet me datë 18 Prill, me orar deri 22:30 apo 23:00!”, thuhet në njoftim.

Hotelierët kanë bërë të ditur se kërkesë e tyre ishte hapja në tërësi për të gjitha subjektet hoteliere/turistike, duke përfshirë hotelierinë, gastronominë, pishinat, sallat e dasmave, dekoret etj.

Sa i përket mbajtjes së dasmave, u bë e ditur se ato do të do vazhdojnë të mbahen në ambient të hapur kurse sa i përket mbajtjes në ambient të mbyllur, thuhet në njoftim se kjo “me gjasë mbetet deri të ndodh vaksionimi i 60% të popullsisë”.