A do t’i shtohet sot Qeverisë Hoti edhe një Ministri?

Mbledhja e radhës e Qeverisë Hoti do të mbahet sot në orën 17:00, ndërsa pikat e rendit të ditës nuk janë bërë të ditura akoma.

Gazeta Express mëson nga burime të sigurta brenda Qeverisë së Kosovës se në mbledhje do të diskutohen 16 pika të ndryshme, por pika numër 5 do të shqyrtojë një propozim-vendim me anë të të cilit mund të shtohet një ministri e re.

Pika numër 5 parasheh shqyrtimin e propozim-vendimit për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë nr 09/24, për themelimin e Agjencisë për  Integrim Evropian. Që nënkupton se gjasat për t’u shtuar Ministria e Integrimeve Evropiane nuk janë të pakta sot në mbledhjen e Qeverisë.

Qeveria Hoti ka 16 ministri dhe katër zv/kryeministra, ndërsa Ministria e Integrimeve Evropiane ishte shuar.