A e dini çfarë shkruhej në dhuratën që Ferguson dhe Mourinho ia bënë Wengerit?

Arsene Wenger e ka vizituar për herë të fundit ‘Old Traffordin’ si trajner i Arsenalit.

Manchester United në kuadër të xhiros së 36-të të Premierligës, ishte nikoqir i Arsenalit, skuadër të cilën e mposhti 2:1.

Para fillimit të ndeshjes, ish-trajneri dhe trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson e Jose Mourinho, befasuan Arsene Wengerin.(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë)

Mourinho e Ferguson i dhanë një mirënjohje Wengerit, derisa tani është zbuluar se çfarë shkruhej në dhuratën që mori francezi.

“Prezantuar Arsene Wengerit nga Sir Alex Ferguson dhe Jose Mourinho, në emër të Manchester United, në njohje të shërbimit dhe arritjeve të tija te Arsenali, 1996-2018”, shkruhej në dhuratën dhënë Wengerit./Lajmi.net/