A u tërhoq PDK nga votimi i rezolutës për dialog? Flet Memli Krasniqi

Burime të sigurta të “Gazeta Blic”, kanë thënë se Partia Demokratike e Kosovës është tërhequr nga votimi i rezolutës për dialogun, një gjë të tillë e ka kërkuar presidenti Hashim Thaçi.

Siç thonë burime të mirë informuara të Gazeta Blic, Thaçi një veprim të tillë e ka bërë për shkak të frikës që do ia marrin kompetencat ekskluzive.

Por një gjë të tillë nuk po e pranon shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi. Ai për “Gazeta Blic”, tha që PDK është pro kësaj rezolute dhe nuk ka ndryshuar asgjë.

“Ne jemi duke shqyrtuar edhe parimisht kemi pajtueshmëri me tekstin e propozuar. E konsiderojmë shumë të rëndësishëm arritjen e një konsensusi në lidhje me Dialogun dhe do të japim kontributin maksimal në këtë drejtim”, tha Krasniqi.

Ndryshe seanca ku pritet të hidhet në votim kjo rezolutë ende nuk ka filluar.