Abazi jep zgjidhjen si të dilet nga kriza politike

Situata në të cilën ndodhemi tani duket e pashpresë për njohësit e çështjeve politike.
Ata si zgjidhje shohin shkuarjen në zgjedhje bashkë me zgjedhjet lokale.

Haki Abazi njohës i çështjeve politike, shkuarjen në zgjedhje bashkë me zgjedhjet lokale e sheh si opsion për të dalë nga situata e tanishme.

“Në rrjedha normale i ka humbur plotësisht kuptimi procesit të konsolidimit të institucioneve. Është krijuar situate e tensionuar dhe nuk i ndihmon kredibilitetit të domosdoshëm për të krijuar konsensus për çështjet e rëndësishme dhe klime kompromise për çështjet tjera. Besoj qe zgjedhjet e reja se bashku me ato lokale do të ishin një opsion i daljes nga situata e tanishme”, tha ai.