Abdixhiku nuk takohet nesër me Kurtin e Osmanin: Takimi mbahet këtë ditë

Kryetari i sapozgjedhur i LDK-së Lumir Abdhixiku thotq partia do jetë konstruktive me partitë e tjera me të në krye.

Ai ka refuzuar ftesën e Kurtit dhe Osmanit për tu takuar të hënën, ai propozon që takimi të mbahet të premten.

Abdixhiku thotë se duhet ta bëjnë rikthimin e shpejtë si parti

“Ishte proces i rregullt dhe demokratik, me kulturë të lartë politike. Kemi vendosur një standard të ri e të lartë në Kosovë. I falenderoj delegatët që ma besuan deytrën e të parit. Duhet ta bëjmë rikthimin e shpejtë, falenderojn edhe kundër kandidatët për kulturën e lartë. Qasja jonë do jetë konstruktive, pjesë e platformës time është që të jemi konstruktiv me partitë shqiptare, jemi pjesë e institucioneve dhe kemi përgjegjësi. Nesë do dal në zyrën e LDK-së, falenderoj Kurtin e Osmanin për ftesën por e kam të pamundur të marr pjesë në takimin e nesërm, propozoj të premtën si datë për takim.”, dekalroi Abdixhiku.