Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Afera e rezervave shtetërore, a kishte “gisht” edhe AKI’ja? Të akuzuarit deklaruan se morën rekomandime nga zyrtarë të inteligjencës

12/11/2025 - 14:58
në Lajme
A A
Afera e rezervave shtetërore, a kishte “gisht” edhe AKI’ja? Të akuzuarit deklaruan se morën rekomandime nga zyrtarë të inteligjencës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shërbimi sekret shtetëror figuron të jetë i implikuar në rastin e rezervave shtetërore, siç bëjnë të ditur dokumentet hetimore të rastit. AKI’ja, thuhet në dosje, ua ka rekomanduar zyrtarëve që kontratat për rezervat shtetërore të klasifikoheshin si sekrete, përkundër që ligji parasheh që blerja e artikujve të rezervave shtetërore të bëhet përmes procedurave të prokurimit të hapur.

Në dëshmitë e dhëna nga akterët e përfshirë në rastin e rezervave shtetërore, bëhet e ditur se rekomandimin që rezervat shtetërore të klasifikohen si “sekretë” e morën nga disa zyrtarë të AKI’së. Të paktën, kështu thuhet në dosjen e Prokurorisë Speciale, të cilën e ka parë Gazeta Insajderi.

Ish-sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Industrisë, Irfan Lipovica, në deklaratën e dhënë përpara hetuesisë ka thënë se morën rekomandim nga një zyrtar i AKI’së për të vepruar në mënyrë sekrete lidhur me rezervat shtetërore.

“Lidhur me çështjen e deklaratës se konfidencialitetit, i njëjti ka pohuar gjithashtu se në mënyrë verbale e kishin marrë një rekomandim nga një zyrtarë i AKI-së për të vepruar në atë mënyrë“, thuhet ndër të tjera në dëshminë e Lipovicës.

Ai ka deklaruar para prokurorëve se nuk kishte certifikatë sigurie, ndonëse një dokument i tillë është i domosdoshëm për të pasur qasje në “sekrete shtetërore”.

Përveç tij, Lipovica ka bërë të ditur se asnjëri nga zyrtarët e MINT-it, përfshirë edhe ministren Rozeta Hajdari, nuk kishte poseduar certifikatë sigurie.

Në anën tjetër, zyrtari tjetër i akuzuar Hafiz Gara tha para organeve të hetuesisë se zyrtarë të AKI’së në një takim i kishin thënë që certifikata e sigurisë merr kohë dhe se çështja e rezervave shtetërore ishte “urgjente”.

“Lidhur me çështjen e certifikatës se sigurisë, thekson se kishin pasur takim me zyrtarët e AKI-së, ku kishin kërkuar nga ata që të pajisen me certifikatë të sigurisë, mirëpo të njëjtit u kishin thënë se kjo çështje kërkon kohë dhe për shkak se procesi ishte i natyrës urgjente, siç deklaron i pandehuri kishin vepruar mbi bazën e deklaratave të konfidencialitetit“, ka thënë Gara, sipas dosjes.

Megjithatë, bëhet e ditur se të gjithë të përfshiër kishin nënshkruar një deklaratë konfidencialiteti lidhur me pasojat e nxjerrjes së sekretit.

“Sa i përket certifikatës së sigurisë, dëshmitari ka deklaruar se me sa e dinë, certifikatën e sigurisë nuk e posedonte asnjë zyrtarë në ministri. Lidhur me këtë ka theksuar se të njëjtëve u është ofruar nga një deklaratë e konfidencialitetit për nënshkrim të cilën e kishte nënshkruar edhe vet dëshmitari, por edhe për kundër këtij fakti nuk i ishte dhënë qasje në dokumentacion që e kishte kërkuar vazhdimisht me rastin e aprovimit të pagesave“.

Duke u bazuar në rekomandimet e AKI-së që procesi i blerjes së rezervave shtetërore të zhvillohej në mënyrë “sekrete”, ministrja Rozeta Hajdari ka refuzuar të japë deklaratë para prokurorëve specialë.

Më 15 prill 2024, ajo ishte ftuar për t’u marrë në pyetje lidhur me këtë proces, por kishte zgjedhur të mos paraqesë mbrojtje dhe të mos përgjigjet në pyetjet e Prokurorisë.

Hajdari ishte arsyetuar se dokumentacioni që lidhet me rastin është klasifikuar si “sekret” nga Qeveria e Kosovës – vendim që, sipas saj, ndalon publikimin apo diskutimin e detajeve të dosjes.

Edhe gjatë marrjes në pyetje për veprën e dytë penale, atë të “zbulimit të fshehtësisë zyrtare”, ministrja kishte refuzuar të deklarohej, duke përdorur të njëjtin arsyetim.

Megjithatë, sipas Prokurorisë, ky pretendim “nuk prodhon efekt juridik dhe nuk mund të përdoret si mburojë për refuzim të dhënies së deklaratës”, pasi vendimi për klasifikimin e procesit të blerjes së rezervave shtetërore si “sekret” është marrë në kundërshtim me ligjin.

JU REKOMANDOJMË

PDK të shtunën hap zyrtarisht fushatën elektorale në sallën 1 Tetori në Prishtinë
Lajme

Bedri Hamza falënderon Krasniqin: Drejtoi partinë me vendosmëri në periudhat më të vështira

12/11/2025 - 16:58
Çitaku për Krasniqin: Do të qëndrojmë të bashkuar për një PDK edhe më të fuqishme
Lajme

Çitaku për Krasniqin: Do të qëndrojmë të bashkuar për një PDK edhe më të fuqishme

12/11/2025 - 16:57
Musliu-Shoshi: Krasniqi dha sot një shembull të rrallë në politikën tonë, një akt përgjegjësie që nuk shihet shpesh
Lajme

Musliu-Shoshi: Krasniqi dha sot një shembull të rrallë në politikën tonë, një akt përgjegjësie që nuk shihet shpesh

12/11/2025 - 16:49
Dorëheqja e Krasniqit, Morina: Vetëm rikthimi i Fatmir Limaj si kryetar i jep mundësi rritjes së PDK-së
Kryesore

Dorëheqja e Krasniqit, Morina: Vetëm rikthimi i Fatmir Limaj si kryetar i jep mundësi rritjes së PDK-së

12/11/2025 - 16:39
Krasniqi: ShBA’të nuk do të mbajnë më raporte me Qeverinë e Albin Kurtit
Kryesore

Krasniqi: Unë vazhdoj me qenë në PDK, do të angazhohem për t’i fituar zgjedhjet e për ta hequr Albin Kurtin nga qeveria

12/11/2025 - 16:30
Prokuroria Speciale deklarohet pas intervistimit të Rozeta Hajdarit: U mbrojtë në heshtje
Lajme

Me sa vjet burgim mund të dënohet Rozeta Hajdari, sipas Kodit Penal të Kosovës?

12/11/2025 - 16:12

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Verifikimi i votave në Mitrovicë pritet të përfundojë sot, ky është rezultati nga përditësimi i fundit i KQZ-së

    Verifikimi i votave në Mitrovicë pritet të përfundojë sot, ky është rezultati nga përditësimi i fundit i KQZ-së

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Ndërprehet “Pressing”-u, Parim Olluri dhe Nezik Kraki nisen drejt njëri-tjetrit për t’u përplasur fizikisht (VIDEO)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Analiza e Isa Mustafës për rezultatin e LDK-së në zgjedhjet lokale, befasohet me rezultatin në këto dy komuna

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Bastisje brenda Speciales, kontrollohen të gjithë kompjuterët që përdori Thaçi

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “IDIOT”: Zyrtari i Ministrisë tregon në aktakuzë si ofendohej e kërcënohej nga Rozeta Hajdari

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë