Afërdita Dreshaj përlot me këtë dedikim: Urime gjysma e zemrës time…

Afërdita Dreshaj është një nga modelet më të njohura shqiptare.

Ajo prej vitesh jeton larg trojeve shqiptare, ndërsa së fundi është rikthyer për një vizitë.

Mëngjesin e sotëm, Afërdita ka shkruar fjalë zemre për motrën e saj, të cilën e uroi me rastin e ditëlindjes.

“Urime ditëlindjen gjysma e zemrës sime @jehonadreshaj, unë mund të vazhdoj gjithmonë të tregoj se sa shumë të dua…”, shkruan modelja në urimin e saj.

Kujtojmë që Afërdita gjatë këtij viti kurorëzoi dashurinë me martesë me hokeistin çek Jakub Kindl. /Lajmi.net/