Agim Bahtiri pjesëmarrës në tubimin e Vetëvendosjes në Mitrovicë

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka qenë mysafir i një organizimi të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë qytet.

Aty Albin Kurti – kandidati për kryetar të kësaj lëvizjeje, ka takuar aktivistë me të cilët ka biseduar për zgjedhjet e brendshme dhe platformën e tij, njofton Klan Kosova.

Kurti vetë ka njoftuar përmes Facebook për këtë tubim, ku ka postuar edhe disa fotografi, ku në njërën prej tyre shihet edhe Bahtiri./Veriu.info