Agim Bahtiri: Shkëmbimi i territoreve nënkupton luftë, edhe Lugina e Preshevës është e jona

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar pas lajmeve se drejtuesit e shtetit të Kosovës po e shqyrtojnë mundësinë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

I pari i Mitrovicës thotë se ky proces nënkupton luftë, në të cilën do të mund të involvohen katër shtete, transmeton Veriu.info.

Ja postimi i plotë i Agim Bahtirit në Facebook:

Gjatë intervistës së dhënë për gazetarët zviceranë që ishin për vizitë në komunën e Mitrovicës, ndër të tjera jam pyetur edhe për idenë e shkëmbimit të veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës.

Përgjigja ime ishte se nuk mund të ndodh ky shkëmbim i territoreve, pasi që historikisht veriu dhe Lugina e Preshevës janë territore tona, andaj praktikisht nuk mund të ndodh ky shkëmbim.

Sidoqoftë, ata që duan shkëmbimin e veriut me Luginën e Preshevës, qofshin shqiptarë apo serbë, duan të ketë luftë rajonale, e cila do t’i involvonte së paku katër shtete për shkak të efekteve zingjirore.

AB