Agim Bahtiri shtron iftar për 800 persona (Foto)

06 Nënkryetari i AKR-së dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka shtruar iftar për më shumë së 800 agjërues.
Kështu ka bërë të ditur ai përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë: “Sonte shtruam iftar për më shumë se 800 persona, duke e lutur Allahun që t’i pranoj adhurimet tona gjatë këtij muaj të begatë”.

“Bahtiri, i cili para se të bëhej kryetar i Mitrovicës, ka qenë një biznesmen i suksesshëm në Holandë, çdo vit shtron iftare për qindra agjërues.”, thuhet në njoftimin për media.

Ndryshe, Agim Bahtiri, në zgjedhjet e së dielës kandidon për deputet në Kuvendin e Kosovës, ku në kuadër të listës AKR-LDK mbanë numrin 50.