Drejtuesi ekzekutiv i institutit GAP, Agron Demi ka komentuar situatën e krijuar në veri të vendit dhe ka ‘goditur’ presidentin Thaçi.
“Nënshkruan tipi marrëveshje për mos dërgim të forcave të armatosura në pjesën veriore, deklaron se komunat veriore janë dhuratë e Rankoviçit, edhe e akuzon qeverinë e re pse nuk po vendos rend atje!” thotë ndër të tjera Demi duke ju referuar presidenti Thaçi.
“Qysh kemi arritë me zgjedhë njeriun më përçarës, në postin më unifikues, veç LDK din me tregu” shkruan Demi në Facebook.
Postimi i plotë:
Nënshkruan tipi marrëveshje për mos dërgim të forcave të armatosura në pjesën veriore, deklaron se komunat veriore janë dhuratë e Rankoviçit, edhe e akuzon qeverinë e re pse nuk po vendos rend atje!
Qysh kemi arritë me zgjedhë njeriun më përçarës, në postin më unifikues, veç LDK din me tregu.