“Aida Dërguti merr vendim të papritur , kalon në…”

Deputetja Aida Dërguti nuk do të kalojë në Nismë për Kosovën, thotë këshilltari i nënkryetares së Kuvendit, Naim Jakaj, për Gazetën Express.
Gjatë ditës u tha se deputetja e VV-së, Aida Dërguti, po planifikon të largohet tërësisht nga partia e saj për të kaluar në Nismë. Gazeta Express ka kontaktuar vetë deputeten, por në telefonin e saj është përgjigjur këshilltari.

Megjithata, ai e ka mohuar largimin e mundshëm të Dërgutit nga Vetëvendosja, edhe pse dje dha dorëheqje nga pozita e kryetares së degës së Vushtrrisë dhe nga Kryesia e partisë.

“Aida Dërguti nuk do ta ndërrojë partinë dhe do të qëndrojë në Vetëvendosje”, ka thënë Jakaj për Express.

E takimi i sotëm i deputetes Dërguti me Bilall Sherifin e Nismës në hollin e Kuvendit, sipas Jakajt, ka qenë i rastësishëm dhe krejtësisht kolegial, pa ndonjë plan.

Dërguti dje ka thënë dorëheqje nga funksionet që bartte në parti, pasi u publikuan disa biseda të deputetëve të Vetëvendosjes në Viber, ku ajo e kishte quajtur deputetin Albin Kurti m**