AKR: Sabit Pacolli nuk është në AKR, dha dorëheqje në korrik

Pas publikimit të disa shkrimeve në media lokale ku thuhet se “Sabit Pacolli, zyrtar i AKR’së dhe biznesmen në Lipjan, akuzohet për përvetësim të të hollave në Suedi”, Aleanca Kosova e Re, dëshiron të sqarojë opinionin publik se z.Sabit Pacolli, nuk është pjesë e strukturave dhe as e anëtarësisë së AKR-së.

Më datë 18.07.2017, z.Sabit Pacolli e kishte bërë publike letrën e tij të dorëheqjes nga të gjitha funksionet brenda Aleancës Kosova e Re dhe anëtarësisë së saj. Kjo letër e dorëheqjes së tij ishte publikuar në të gjitha mediat vendore por edhe në rrjetet sociale nga vet z.Sabit Pacolli.

Tendenca për manipulimin e qytetarëve përmes informimit të gabueshëm dhe tendencioz, është i dëmshëm dhe i papranueshëm për Aleancën Kosova e Re.

Për hir të profesionalizmit dhe informimit të drejtë të opinionit publik, Aleanca Kosova e Re ju bën thirrje mediave që ta verifikojnë saktësinë e informatave para plasimit të tyre në publik.