Aksident i rëndë në qytet të Kosovës, një i vdekur dhe katër të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mes dy veturave në Klinë të hënën në mbrëmje.

Një person ka mbetur i vdekur dhe katër tjerë kanë marrë lëndime të rënda trupore pas këtij aksidenti me fatalitet që ka ndodhur.

Policia e Kosovës ka treguar se vdekjen e viktimës në këtë aksident e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalur në vendin e ngjarjes.

Rastin e ka konfirmuar për Gazeta Metro edhe zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Driton Rugova.

“Po ka ndodhë një aksident me fatalitet në Klinë. Për pasojë një është me fatalitet dhe katër persona të tjerë kanë marrë lëndime të rënda trupore. Vdekjen e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Kurse, njësitet relevante janë duke u marrë me rastin në fjalë”, ka thënë Rugova për Metron.

Njësitë relevante po merren me rastin, Metro do të ju informojë për të gjitha dejatet në lidhje me këtë aksident.