Aksident i rëndë në Skenderaj, 7 persona bëhen për spital

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Llaushë, në rrugën lokale që lidh fshatin me qytetin e Skenderajt, ku për pasojë janë lënduar disa persona dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në vetura.

Lajmin për Gazetën Online Veriu.info e kanë konfirmuar edhe burime brenda policisë në Rajonin e Mitrovicës.

“Aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 16:00, në një rrugë lokale në fshatin Llaushë të Skenderajt. Në aksident ishin të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara shtatë (7) persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë për Veriu.info, zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Policia e Kosovës e cila po heton shkaqet e aksidentit.