Aksident te Liqeni Artificial në Mitrovicë, vetura përfundon në kanalet e ujit

aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh te Liqeni Artificial në Mitrovicë.

Në fotografi të publikuara në rrjete sociale shihet e përfshirë një veturë e tipit Golf 4, e cila ka përfunduar në kanalet e ujit të cilat lidhen me Liqenin Artificial.

Në vendin e ngjarjes mësohet se ka dalë edhe Policia e Kosovës.