Aktivisti i të drejtave të personave me nevoja të veçanta në Suedi i shokuar me institucionet e Kosovës

Deputetët refuzuan të përkrahin 6 mijë e 195 fëmijë me nevoja të veçanta.

Erdha nga puna dhe desha të shiqoja lajmet e orës 19.00 në KTV. Fatkeqësisht pash lajm shumë të keq kur u raportua mbledhja e kuvendit të Kosovës. Kur pash se 42 deputet të ”zgjedhur nga populli” i Kosovës paskan votuar kundër mundësive dhe shpresave edhe ashtu shumë të vogla të 6195 fëmijëve me nevoja të veçanta për të pas mësues ndihmës. Mendova se nuk e kuptova drejt lajmin por fatkeqësisht e kisha kuptua ashtu siç ishte votua.

U mundova ta përpunoi këtë lajm por s’munda pa i pas të çarta disa pyetje.

A kanë fëmijë këta/këto deputetët që votuan kundër? Nëse kan fëmijë me siguri i kan ”të shëndosh” por le të mendojn se jeta është e atillë që të gjithë munden me psu edhe fëmijët e tyre të ”shëndosh” të i’u bashkohen kategorive të këtyre 6195 fëmijëve.

A mos për arsye të propozuesit e votuan kundër? Ndoshta siç thotë fjala popullor ”për inati të resë më vdektë djali”, këta ”deputet-e” iu vra mundësinë këtyre fëmijëve. Këta gjatë fushatës zgjedhire vizitonin Handikosin dhe organizatat tjera që merren me këta fëmijë e tani vitojnë për t’i izolu këta fëmijë.

A e din këta ”deputet-e” qka don të thotë gjithëpërfshirja për këta fëmijë? Fatkeqësisht Kosova u ba vendprovash për shum ”expert”. Ndonja deputet apo qeveritar shkon për vizitë diku jasht dhe me një anglishte të lodhët që e din i marrin krejt ”përvojat” dhe i fusin në përdorim në Kosovë pa i analizu.
Fatëkeqësisht këtyre ”expertëve” iu mungon aftësia e analizës por pasojat po i pëson populli e sidomos shtresat e margjinalizuara. Këta po kanë pare e po i shkollojnë fëmijët e vetë në shkolla private e fëmijëve tjerë po iu mbyllin edhe ma të vigëlen shpresë. Gjithëpërfshirja s’do të thotë vetëm me i dërgu të gjithë fëmijët në shkollë por përfëshin edhe plotësimin e kushteve për shkollim. Mësuesit mbështetës janë kushti themelor për këta fëmijë andaj iu baj thirrje publike të gjithë deputetëve, qeveritarëve dhe të gjithë vendimarrësve dhe njerëzve të vullnetit të mirë të ndrrojnë qasjen ndaj kësaj kategorie të fëmijëve.

Këtë reagim e bëjë pasi e kam përjetu jetën si fëmijë me pengesa ne të pam në Kosovë si dhe trajtimin e fëmijëve me nevoja të veqanta në Suedi.

Mr. Sc. Islam Islami, Suedi