Ndër sulmet që u bën ndaj Osmanit, ishin edhe ato të një tentimi për ‘’puç’’ ndaj VV’së. Megjithatë, diçka e tillë u mohua nga kjo parti.
Më saktësisht, Arbërie Nagavci, shefe e grupit parlamentar të VV’së, mohoi se dikush nga kjo parti e ka sulmuar Osmanin me idenë se presidentja i ka bërë kësaj partie ‘’puç a diçka të ngjashme’’.
‘’Unë nuk di që as kryeministri Kurti, e as ndonjë anëtar i kabinetit qeverisës e as ndonjë anëtar i kryesisë së Lëvizjes, pra unë nuk kam dëgju asnjë eksponentë të Lëvizjes që ka thënë që, zonja Osmani, presidentja na ka bërë puç ose diçka e ngjashme, dhe as edhe një deklaratë të vetme për zonjën Presidente, unë së paku nuk di, dhe nuk kam lëxu diçka të afërt më këtë’’, tha ajo mbrëmë në Pressing në T7.
E pyetur se a i frikësohet VV’ja pjesëmarrjes së Osmanit në zgjedhje, Nagavci tha se nuk qëndron diçka e tillë, duke shtuar se Osmani ka të drejtën e saj të vendos ‘’për rrugën që dëshiron të vijojë’’.
‘’Kjo nuk ka të bëjë me frikë, por ka të bëjë me besimin që akoma ka hapësirë që të gjendet zgjidhje, ka të bëjë me përpjekjet tona të sinqerta tona që të gjejmë një zgjidhje, dhe ka të bëjë me domosdoshmërinë me aq sa është në kompetencat tona, të shmangim edhe një palë zgjedhje sepse këto zgjedhje nuk i bëjnë mirë vendit. Në lidhje me Osmanin natyrisht se është e drejt e saj të vendosë për rrugën që ajo dëshiron të vijojë tutje, edhe sigurisht që e respektoj vendimin e saj, edhe këtu fare nuk ka të bëjë me frikë’’, ka thënë Nagavci.













