Alarmon mjeku Berisha: Koronavirusin e kemi te dera, shërbimi ynë shëndetësor s’ka kapacitete

Edhe mjeku i njohur Visar K.Berisha, i emëruar së fundi si këshilltar i zv.kryeministrit të parë në Qeverinë Kurti, z.Avdullah Hoti, ka bërë një reagim në lidhje me rrezikun që i kanoset Kosovës nga Koronavirusi, i njohur tashmë si COVID-19.

Ai ka deklaruar se “injorimi i rrezikut për kontaminim me koronavirusin tashma i ndodhun te porta, nuk guxon të ndodh”.

Më tej, ai alarmon qytetarët se shërbimi shëndetësor publik nuk është në nivel të kënaqshëm dhe nuk ka kapacitete të mjaftueshme për t’u përballur me një virus të tillë, nëse ai na vjen brenda.

“Qeveria e Kosovës dhe mekanizmat tjerë publikë duhet sa më shpejt të përshtasin një strategji veprimi me masat edukuese, parandaluese, dhe përballje me infeksionin e mundshëm.” – sugjeron tashmë anëtari i Qeverisë.

Ai më tej shton se shkollat, spitalet, administrata publike dhe ambientet e përbashkëta rekreative janë vendet ku më së shumti ndodh zhvillimi dhe shumimi i shpërndarjes së një virusi të tillë, përcjell Periskopi.

Ky është statusi i plotë dhe i paredaktuar i z.Visar Berisha:

Coronavirus ante portas!

Injorimi i rrezikut per kontaminim me coronavirusin tashma i ndodhun te porta, nuk guxon te ndodhe.

Sherbimi shendetesor publik jo ne nivelet te kenaqshme nuk ka kapacitete te mjaftueshme per t’u perballe nese nje virus i tille na vije brenda.

Qeveria e Kosoves dhe mekanizmat tjere publikë duhet sa me shpejt te pershtasin nje strategji veprimi me masa edukuese, parandalues dhe perballje me infeksionin e mundshme.

Shkollat, spitalet, administrata publike dhe ambientet e perbashketa rekreative jane vendet e preferuar te zhvillimit dhe shumimit e shperndarjes se viruseve te tille.

Paniku eshte keshilltari me i keq ne kesi rastesh. Na duhet strategji shtetrore per nje perballje eventuale me sa ma pak dame.