Albani tradhton sërish Çiljetën, publikohet video me një vajzë me reçipeta

Kapiteni i të kuqve të kryeqytetit, Partizanit, Alban Hoxha, është përfshirë sërish në një skandal rozë.

Partneri i këngëtares së njohur Çiljeta Xhilaga, është filmuar teksa puth një tjetër vajzë në jetën e natës. Hoxha shfaqet në video krah një vajze të panjohur, shumë ekstravagante, të veshur me reçipeta, duke e kafshuar.

Në adresën e “Express” kanë mbërritur disa mesazhe përmes të cilave bëhet me dije se Hoxha i është bashkuar tavolinës ku ndodhej vajza dhe ka shkëmbyer disa puthje me të. Pas pak kohësh ai është rikthyer dhe ka debatuar me vajzën për shkak të videos së shpërndarë edhe drejt Çiljetës.

Kjo nuk është hera e parë që portieri Hoxha përflitet për tradhëti ndaj bukuroshes shqiptare. Pak muaj më parë ai u përfol për një tradhëti me një punonjëse të jetës së natës.

Ishte Çiljeta ajo që publikoi videon krah tij, duke përgënjështruar zërat për ndarje. Historia e tyre e dashurisë numëron tashmë 3 vite dhe ndonëse në fillim e fshehën, çifti nuk i ka kursyer daljet bashkë në publik, duke u konsideruar si një nga çiftet më të bukura të showbiz-it.

Nuk e dimë se si do të shkojë historia e tyre këtë herë, por nëse ky do të jetë fundi na vjen keq që humbëm një dyshe shumë simpatike me një mbyllje kaq të shëmtuar.