Alen Jasharoski befason me skuadrën e re pas largimit nga Prishtina

Erdhi me shumë bujë te Prishtina, por u largua në heshtje. Megjithatë, Alen Jasharoski është bërë me skuadër të re pasi përfundoi aventurën në kryeqytet me ‘bardhekaltërit’, transmeton Gazetasheshi.

Mediat në Maqedoninë e Veriut e bëjnë punë të kryer transferimin e Jasharoskit te ekipi i Makedonija Gjorce Petrov.

Ekipi Shkupi ka arritur të bind Jasharoskin për të qenë pjesë e tyre, pasi që kërkojnë të forcojnë repartin e sulmit në prag të fillimit të eleminatorieve për Europa League, pas dënimit të Vardarit.

Jasharoski te Prishtina nuk ka arritur asesi ti plotësoj pritshmërit e tij, duke mos shenuar as një gol në gjithë kampionatin.

Ndryshe, Jasharoski më parë ka qenë pjesë e shumë skuadrave në Maqedoni si Shkupi, Metalurg, Horizont, Euromilk dhe Rabotniçki.