Ambasadori Amerikan: I tmerruar nga sulmi brutal ndaj Arbanës, kërkon hetim

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka dënuar sulmin ndaj Arbana Xharrës.

Ai në twiter ka shkruar se është tmerruar nga sulmi brutal ndaj Arbana Xharrës.

Delawie shpreson se sulmuesit do të vihen para drejtësisë.

“I tmerruar nga sulmi brutal ndaj Arbana Xharrës. I uroj shërim sa më të shpejtë dhe besoj se sulmuesit do të sillen shpejtë para drejtësisë”, ka shkruar ambasadori amerikan për Kosovën Delawie.