Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka reaguar pas publikimit të
certifikatës së lindjes së saj të lindjes në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, nga ministri i punëvë të jashtme të Serbisë Ivica Daçiq.
Përfaqësesja e Republikë së Kosovës në organizatën më tëmadhe botërore e ka cilësuar këtë si një akt të ulët të autoriteteve serbe që dëshmon se Serbia e ka vjedhur dokumentacionin e Kosovës.
Postimi i plotë:
Për ndonjë arsye kolegët tanë serbë menduan se ishte ide e mirë të hedhin në sipërfaqe kopjen time të “çertifikatës së lindjes” dhe ta prezantojnë atë para Këshillit të Sigurimit.
Edhe pse vlerësoj interesimin e tyre për figurat politike të Kosovës, më duhet të them se është tej obsesive.
P.S Serbia vodhi regjistrin civil, të dhënat katastrale, artefaktet etj. Ata nuk kanë turp dhe nuk e fshehin këtë.