Amerikanët pjesë e Forumit të Sigurisë në Beograd

Forumi i dhjetë i Sigurisë i Beogradit me temë: “Nuk ka paqe pa besim” do të mbahet online në tetor dhe midis pjesëmarrësve kryesorë, do të jenë zyrtarët amerikanë dhe evropianë Matthew Palmeri, Miroslav Lajçaku dhe Oliver Varhely.

Pjesëmarrësit e forumit do të fillojnë një diskutim mbi çështje të rëndësishme, që sipas organizatorëve, dolën në pah në kohën e pandemisë, mungesa e besimit dhe solidaritetit në marrëdhëniet ndërkombëtare, e cila u manifestua përmes krizës së multilateralizmit.

Pastaj do te vazhdohet edhe me besimin në teknologji dhe ndikimit të saj në zhvillimin global që ishin ndër të parat e goditura nga pandemia, raporton Tanjugu.