Analisti i njohur ironizon keq me PSD-në: Eu matematikë, po çta pamë sherrin, e zeze dita

Analisti Nezir Kraki, përmes një shkrimi në Facebook, ka ironizuar pas lajmit se Partia Social Demokrate e udhëhequr nga Shpend Ahmeti, nuk ka arritur të siguroj asnjë ulëse në Kuvend në zgjedhjet e 6 tetorit

“Eu matematikë, po çta pamë sherrin, e zeze dita” ka shkruar Kraki.

Ai i është referuar parashikimit të tij, të disa ditëve më parë, ku kishte parashikuar se 12 ish-deputetët që dolën nga Lëvizja Vetëvendosje nuk do sigurojnë asnjë ulëse në Kuvend, kundrejt Vetëvendosjes e cila do të mbajë të njëjtin numër (32 sosh) edhe pa deputetët e larguar nga kjo parti.